Këshillojmë biznesin që në hapat e para për përzgjedhjen e formës ligjore më të përshtatshme në funksion të nevojave të tij.
Mbështesim biznesin duke filluar nga regjistrimit fillestar i aktivitetit pranë e-Albania ose QKB-së, nëpërmjet hartimit të Statutit dhe Aktit të Themelimit dhe në çdo hap të mëtejshëm në përgatitjen e kontratave të punës apo të kontratave të ndryshme, sipas bazë të nevojës së biznesit.
Nëpërmjet këshillimit ndihmojmë klientët të përfitojnë nga lehtësirat fiskale dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur për biznesin e tyre.
Bashkëpunojmë me Studio Ligjore “Muja & Associati” për t’i ofruar klientëve një paketë të plotë shërbimesh dhe këshillimesh ligjore mbi të drejtën tregtare.
Shërbimet përfshijnë:
Deklarimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Deklarime mujore:
Libër shitje/libër blerje;
TVSH (Tatim mbi Vlerën e Shtuar);
TAP (Tatim mbi të Ardhurat Personale);
Tatim në Burim;
Listëpagesë, Sigurime Shoqërore dhe Shëndetësore;
Punësime të reja / largime nga puna;
Përditësime të të dhënave apo ndryshim të përgjegjësisë tatimore, etj.
Deklarimet në fund të vitit:
Pasqyrat financiare sipas legjislacionit fiskal në fuqi;
Tatim fitim;
Inventari;
Libri i aktiveve afatgjata.
Të tjera:
Mbajtja e marrëdhënieve me Administratën Publike (DPT, QKB, QKL, e-Albania, Bashkia, AKSHI);
Përgatitje të shkresave drejtuar Administratës Tatimore/Përfaqësim pranë zyrave të Administratës tatimore;