Brikena Tolli është themeluesja e studios “TESA Consulting”. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master me rezultate të shkëlqyera në Shkenca Ekonomike, me profilizim Kontabilitet, pranë Universitetit Milano-Bicocca, Itali. Gjithashtu ajo mban titullin Doktor Shkencash në Shkenca Ekonomike.
Ka një eksperience 10 vjeçare si pedagoge në fushën e financës dhe kontabilitetit. Botuese e disa artikujve shkencor dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar mbi Raportimin Financiar dhe Standardet e Kontabilitetit.
Ajo mban titullin profesional Kontabël i Miratuar dhe ushtron profesionin e kontabilistit nëpërmjet licencës numër 1000 të lëshuar nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.
Gjuhët e huaja: Italisht, Anglisht.
Anëtarë e Shoqatës së Kontabilisteve dhe Financierëve të Shqipërisë.