Shërbimet Fiskale

Këshillojmë biznesin që në hapat e para për përzgjedhjen e formës ligjore më të përshtatshme në funksion të nevojave të tij.

Mbështesim biznesin duke filluar nga regjistrimit fillestar i aktivitetit pranë e-Albania ose QKB-së, nëpërmjet hartimit të Statutit dhe Aktit të Themelimit dhe në çdo hap të mëtejshëm në përgatitjen e kontratave të punës apo të kontratave të ndryshme, sipas bazë të nevojës së biznesit.

Nëpërmjet këshillimit ndihmojmë klientët të përfitojnë nga lehtësirat fiskale dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur për biznesin e tyre.

Bashkëpunojmë me Studio Ligjore “Muja & Associati” për t’i ofruar klientëve një paketë të plotë shërbimesh dhe këshillimesh ligjore mbi të drejtën tregtare.

Shërbimet përfshijnë:

Deklarimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Deklarime mujore:

  • Libër shitje/libër blerje;
  • TVSH (Tatim mbi Vlerën e Shtuar);
  • TAP (Tatim mbi të Ardhurat Personale);
  • Tatim në Burim;
  • Listëpagesë, Sigurime Shoqërore dhe Shëndetësore;
  • Punësime të reja / largime nga puna;
  • Përditësime të të dhënave apo ndryshim të përgjegjësisë tatimore, etj.

 

Deklarimet në fund të vitit:

  • Pasqyrat financiare sipas legjislacionit fiskal në fuqi;
  • Tatim fitim;
  • Inventari;
  • Libri i aktiveve afatgjata.

 

Të tjera:

  • Mbajtja e marrëdhënieve me Administratën Publike (DPT, QKB, QKL, e-Albania, Bashkia, AKSHI);
  • Përgatitje të shkresave drejtuar Administratës Tatimore/Përfaqësim pranë zyrave të Administratës tatimore;
  • Etj.